Kjo është pasuria e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka të deklaruar para të gatshme në shumë prej 1,300 euro.

Sipas deklarimit, që bëhet për çdo vit në Agjencinë Kundër Korrupsion, Zogaj si kryesues ka një pagë vjetore prej 31 mijë e 816 euro, që i bie se për çdo muaj Zogaj paguhet 2 mijë e 651 euro.

Si ligjërues në fakultet Zogaj për një vit ka pagë 6 mijë e 740 euro, që në muaj i bie që paguhet 561 euro.

Ndërsa si kompensim për pjesëmarrje në trajnime dhe në cilësi të autorit Zogaj për 1 vit është paguar 3 mijë e 827 euro.

Detyrime financiare në bankë Zogaj sëe bashku me gruan ka në vlerë prej 73 mijë euro.

Qëllimi i kredisë është marrë për riprogramim të kredisë paraprake dhe shfrytëzim i pjesës tjetër për përfundim të punimeve në shtëpi.

Pasuri të paluajtshme të përbashkët e fituar sipas kontributit të familjes, Zogaj ka të deklaruar një shtëpi në vlerë prej 140 mijë euro dhe një banesë në vlerë të 35 mijë eurove.

Si pasuri të luajtshme në emër të bashkëshortes është evidentuar një veturë në vlerë prej 12 mijë euro që është blerë me kredi.

Zogaj si kryesues i komisionit për provim të jurisprudencës nuk merr asnjë kompensim.