Mbledhja e 261 e KGjK-së

KGjK zgjedh nënkryetarin e Gjykatës së Prishtinës dhe Ushtruesin e Detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka emëruar gjyqtarin Dren Rogova, nënkryetar të Gjykatëse së Prishtinës.

KGjK në mbledhjen e 161, e aprovoi kërkesën e kryetares së Gjykatës së Prishtinës, Albina Shabani-Rama për caktimin e nënkryetarit të Gjykatës së Prishtinës, gjyqtarin Dren Rogova.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli vendosi që gjyqtari Afrim Shala të kryej funksionin e Ushtruesit të Detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit, deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit për emërimin e kryetarit të kësaj Gjykate.

Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan edhe kërkesat për transferim të përkohshëm të dy gjyqtarëve si dhe u diskutua për ndryshimin e udhëzimit për publikimin e vendimeve gjyqësore.

Mbledhja është duke vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës.