KGjK zgjedh anëtarët e Komisioneve për Vlerësimin e Përformancës së Gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 253-të në të cilën mbledhje u bë përzgjedhja e anëtarëve të Komisioneve për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve.

Përzgjedhja e anëtarëve u bë me votë të fshehtë dhe me votimin e nëntë nga 12 anëtarë të KGjK-së, të cilët ishin të pranishëm në mbledhje.

Anëtarë të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve nga radhët e Gjykatës Supreme u zgjodhën gjyqtarët: Agim Maliqi, Erdogan Haxhibeqiri, Fejzullah Rexhepi dhe Mejreme Memaj.

Nga Gjykata e Apelit në Komision u zgjodhën Bashkim Hyseni, Halide Reka, Lumnije Sallauka, Milena Gjeriq dhe Ramiz Kuçi.

Ndërsa nga radhët e Gjykatave Themelore, vlerësimin e përformancës së gjyqtarëve do ta bëjnë: Agim Ademi, Ajsel Skenderi dhe Luljeta Mezini.

2/3 e këtyre anëtareve të komisionit do të kenë mandat tre vjeçar, ndërsa 1/3 prej tyre do të kenë mandat 2 vjeçar.

Me short u vendos që gjyqtarët Ramiz Kuçi, Bashkim Hyseni, Halide Reka dhe Fejzullah Rexhepi do të kenë mandat 2 vjeçar, ndërsa Agim Maliqi, Erdogan Haxhibeqiri, Mejreme Memaj, Lumnije Sallauka, Milena Gjeriq,  Agim Ademi, Ajsel Skenderi dhe Luljeta Mezini, do të kenë mandat tre vjeçar.

Mbledhja është duke vazhduar me pika të tjera të rendit të ditës.