KGJK pezullon nga puna gjyqtarin e arrestuar në Skenderaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur ta pezullojë nga puna gjyqtarin Rafet Ismajli.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Dega në Skenderaj, bashkë me një polic, u arrestua dje nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj – Divizioni Penal”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Arrestohet Sali Berisha, gjykatës në Pejë

Më tej në njoftim thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të ofroi përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative.