KGJK merr vendim lidhur me çështjen e lëvizjes së gjyqtarëve në degë e departamente

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 268-të.

Në këtë mbledhje është marrë vendim që në rastet kur kryetarët e gjykatave të bëjnë lëvizje të gjyqtarëve, të pasqyrojnë atë në planin e punës, e pastaj ky plan t`i dorëzohet Këshillit për miratim.

Ky vendim nuk vlen për Gjykatën Supreme.

Pra sipas këtij vendimi çdo ndryshim plani i punës, përfshirë lëvizjen e gjyqtarëve duhet të dorëzohet në KGJK për miratim.

Mbledhja është duke vazhduar me pikat e tjera të rëndit të ditës.