KGjK do t'i publikojë vendimet e Gjykatës Supreme për procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve

Në mbledhjen e 263-të Këshillit Gjyqësor të Kosovës pas shumë  diskutimeve është vendosur që KGjK të bëjë publike vendimet e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e trajtuara ndaj gjyqtarëve nga palët fizike dhe juridike.

Përpos kësaj, KGjK me shumicë votash mori vendim që t’i detyrojë kryetarët e Gjykatave që të njëjtit në ueb faqet e Gjykatave të tyre, t’i publikojnë të gjitha vendimet për hudhjen apo refuzimin e ankesave kundrejt gjyqtarëve.

Mbledhja është duke vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës.