Ilustrim

Këta janë 10 personat e arrestuar për bixhoz ilegal në Pejë

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia në Pejë nën dyshimin se merreshin me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit ilegal.

Kallxo.com ka siguruar emrat e të arrestuarve. Agon Salihi, Fadil Hysenaj, Bujar Zekaj, Jeton Qerkinaj, Fisnik Papuqi, Xhevdet Kurbogaj, Bashkim Ukella, Betim Kajtazi, Samir Kuqi dhe Meridon Shatri, janë arrestuar nën dyshimet për bixhoz ilegal.

Personat e arrestuar janë midis moshave 27 dhe 50 vjet.

Lidhur me rastin  është informuar Prokurori i Shtetit i cili  ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohen 10 persona të dyshuar për bixhoz ilegal