Keshtu dukej i arrestuari për të cilin u suspendua komandanti Kristë Gjoka dhe 5 policët

“Nuk po muj me nejt në këmbë”. Kështu kishte deklaruar i dyshuari Muhamer Raifi kur ishte sjellë para Gjykatës së Gjakovës në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

I njëjti ishte arrestuar nga Policia në Gjakovë, gjatë një tentimi për të kryer grabitje bashkë edhe me disa persona tjerë të dyshuar, të cilët policia nuk kishte mund t`i arrestonte.

Gjatë tentimit për t`i kapur të dyshuarit Policia kishte hasur në rezistencë nga grupi i dyshuar.

Aty ishin shkrepur edhe armët dhe disa policë kishin pësuar edhe lëndime trupore.

Nëntor 2018 - Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Muhamer Raifi - Gjakovë
Nëntor 2018 – Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Muhamer Raifi – Gjakovë

Gati 10 muaj nga kjo ngjarje, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka suspenduar gjashtë zyrtarë të Policisë në Gjakovë.

Në mesin e të suspenduarve është edhe komandanti i stacionit, major Kristë Gjokaj.

Përveç Gjokajt, të suspenduarit tjerë janë kapiteni B. P., rreshteri G. B., policët M. U., A. I. dhe Sh. L.

Kallxo.com raportoi të enjten se është suspenduar komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj bashkë me 5 zyrtarë të tjerë të Policisë.

Këtë suspendim e ka bërë Inspektorati Policor i Kosovës, me arsyetimin që dyshohet se të njëjtit kanë përdorur dhunë kundër një të dyshuari për grabitje vitin e kaluar.

Kallxo.com ka provuar të kontaktojë me majorin Gjokaj, por i njëjti nuk është deklaruar lidhur me këtë suspendim.

Hetimet e IPK: Suspendohet major Kristë Gjoka dhe 5 policë

Burime të Kallxo.com tregojnë se ky suspendim ndërlidhet me rastin e katër grabitësve në nëntor të vitit të kaluar, të cilët ishin përleshur me armë me Policinë.

Gjakovë: Policia përleshet me armë me hajnat

Ngjarja për të cilën dyshohet se janë suspenduar zyrtarët e Policisë, ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë, ku policët duke tentuar të parandalojnë ikjen e personave të dyshuar kishin marrë lëndime të lehta trupore. Në këtë rast, grabitësit kishin shkrepur edhe armët në drejtim të policisë.

Në këtë përleshje mes policëve dhe të dyshuarve për grabitje, policia kishte arritur ta arrestojë vetëm njërin prej tyre, ndërsa tre të tjerët ishin arratisur.

I arrestuari Muhamer Arifi, ishte sjellë në gjykatë në prani të mbrojtësit të tij avokatit Gani Hoxha dhe nuk ishte deklaruar para gjykatës së Gjakovës.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe avokatin Gani Hoxha dhe i njëjti ka thënë që nga mediat e kishte kuptuar për suspendimin e policëve.

“Ne jo, po avokati i popullit ka inicuar procedurë rreth kësaj dhe para tre dite i dyshuari Muhamer Arifi ka qenë në intervistë në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, ku është deklaruar se është keqtrajtuar nga policët, të cilin edhe vet e kemi parë kur ka ardhë në gjykatë”, tha për Kallxo.com avokati Gani Hoxha.

Policia jep detaje për përleshjen me armë me grabitësit në Gjakovë

Sulmi ndaj policisë në Gjakovë, i dyshuari nuk mund të qëndrojë në këmbë në Gjykatë – FOTO

.