Takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës – Foto: KPK

Këshilli Prokurorial dënon kërcënimet ndaj prokurorit Rasim Maloku

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj prokurorit të krimeve të rënda të Ferizajt, Rasim Maloku, si dhe familjes së tij,

Këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Maloku dhe familjes së tij vijnë si rrjedhojë e procesit gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial.

Tutje Këshilli Prokurorial njofton se qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Rasim Maloku dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryesve të veprave penale.

KPK-ja njofton se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa kërkon nga organet kompetente që këtë të trajtojë me seriozitet dhe urgjencë,

Për këtë rast për KALLXO.com kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari tha se ‘’deri tani nuk kemi ndonjë të ndaluar, por ekipet e hetuesisë janë duke e trajtuar rastin dhe kaq mund të themi deri tani’’.