Prapa grilave - Ilustrim

Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për dhunimin seksual të së miturës në Skenderaj

Prokuroria e Mitrovicës dje ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit për rastin e dhunimit të së miturës në Skenderaj.

Seanca për caktimin e paraburgimit është caktuar sot në orën 11 në Gjykatën e Mitrovicës tha zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni për KALLXO.com

Fillimisht rasti në Policinë e Skenderajt ishte paraqitur si bashkësia jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeçare.

Por pas ekzaminimit të viktimës nga gjineokologu,Prokuroria e Mitrovicës veprën penale  nga bashkësi jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjeçare  e ka kualifikoi  si dhunim.

Prokuroria e Mitrovicës fillimisht ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin i cili sot do të ballafaqohet me kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.