Foto: Ilustrim

Kërkohet paraburgim për shoferin tek aksidenti me tre të vdekur

Sot, Prokuroria e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.H.

Rasti ka të bëjë me aksidentin që ndodhi në Rahovec më 26 korrik.

Sipas prokurorisë, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna” pasi ka shkaktuar aksident në komunikacion, duke dalur në drejtimin e kundërt të rrugës dhe duke goditur automjetin e markës” VW Golf II”.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës,

Kallxo.com kishte raportuar për këtë aksident me fatalitet.

Javën e kaluar ditën e premte, në aksidentin në Bërnjak të Rahovecit fillimisht kishin vdekur dy persona dhe katër persona tjerë kishin pësuar lëndime trupore, e pastaj është konfirmuar edhe vdekja e personit të tretë.

Viktimat e këtij aksidenti kishin qenë dy burra dhe një grua.

Në lidhje me këtë rast, komuna e Rahovecit, në krye me kryetarin Smajl Latifi, ditën e hënë e kishte shpallur ditë zie për qytetarët e kësaj komune.

Pas aksidenteve të shumta në një kohë të shkurtër, edhe Policia kishte bërë thirrje për kujdes në komunikacion.

Policia e Kosovës, përmes sms-ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

 

Policia përmes SMS-ve apelon për kujdes në trafik