Gjykimi ndaj Nafije Rrafshit, e akuzuar për vrasjen e Sefer Berishës

Kërkesa e prokurorit shtyen gjykimin në rastin e vrasjes misterioze në Lladrovc të Malishevës

Prokurori Ali Uka ka kërkuar shtyrjen e seancës në rastin e vrasjes së Sefer Berishës në fshatin Lladrovc të Malishevës.

Për këtë rast deri më tash është akuzuar Nafije Rrafshi, por në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë që sipas prokurorisë dyshohen se në bashkëkryerje kanë vrarë Sefer Berishën.

Këtë shtyrje prokurori Ali Uka, e kishte kërkuar për arsye të vazhdimit të hetimeve e më pas të bëhet edhe zgjerimi i aktakuzës.

Ndërsa, gjykatësi i rastit Shaqir Zika tha se ky rast gjyqësor është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Në muajin dhjetor, pas kërkesës se Prokurorisë, Gjykata e Gjakovës ka vendosur t`i lë prapa grilave të dyshuarit G. A. dhe B. N., në rastin e vrasjes së Sefer Berishës.

Ekskluzive: Kush janë personat e arrestuar për vrasjen e burrit në Malishevë?

G. A. dhe B. N. në bashkëkryerje dyshohen nga Prokuroria se së bashkë me tani të akuzuarën Nafije Rrafshi e kanë privuar nga jeta Sefer Berishën.

Aktakuzë ndaj një të dyshuare për vrasjen në Lladrovc të Malishevës

Gjykatësi i procedurës paraprake, Gëzim Pozhegu, kishte vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.

Këtë vendim gjykatësi Pozhegu, e kishte arsyetuar se nëse të njëjtit gjenden në liri do të mund të rrezikonin rrjedhën e procedurës penale, të ndikonin në dëshmitarë, e poashtu duke mos anashkaluar edhe rrezikun e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Ky rast, dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Habib Zogaj” në Malishevë, me 8 gusht të vitit 2018, për motive ende të panjohura.

Kërkesa e Prokurorisë e shpjegonte rastin e vrasjes së 57 vjeçarit.

“Përderisa në veturë ishte tashmë e akuzuara Nafije Rrafshi bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, për një moment Nafija e ndal veturën, dhe bashkë me dy të pandehurit tjerë G. A. dhe B. N., i afrohen veturës së tani të ndjerit, ku njëri prej të pandehurve gjuan nga jashtë automjetit në drejtim ku ishte i ulur i ndjeri, duke e qëlluar atë në anën e majtë në qafë, kokë dhe veshin e djathtë, duke e privuar të njëjtin nga jeta, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhej në kërkesën e Prokurorisë.

Prokuroria thotë se ky veprim është bërë me revolen e tipit TT kalibër 7.62 mm.

Kallxo.com ka raportuar kur të njëjtit janë arrestuar dhe më pas kanë dalë para gjyqit.

Ekskluzive: Kush janë personat e arrestuar për vrasjen e burrit në Malishevë?

Ekskluzive: Kush janë personat e arrestuar për vrasjen e burrit në Malishevë?

Vrasja e Sefer Berishës: Arrestohen edhe dy persona

Akuza ndaj Nafije Rrafshi, e cila tashmë po gjykohet

Ky rast i vrasjes në Lladrovc të Malishevës, për çka po gjykohet Nafije Rrafshi, kishte vazhduar të bëhej gjithnjë e më i paqartë.

Fillimisht nga organet policore për këtë rast të vrasjes së 4 Gushtit 2018, ishte arrestuar një mashkull.

 

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 4 gushtit në Lladrovc të Malishevës

 

Mirëpo më pas, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kishin gjetur si të dyshuar Nafije Rrafshin.

 

Arrestohet edhe një grua për vrasjen e 57 vjeçarit në Lladrovc të Malishevës

 

Vrasja në Malishevë bëhet edhe më misterioze, ekspertët do të dalin sërish në vend të ngjarjes

E dyshuara ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar.

 

E akuzuara për vrasje në Malishevë pranon se mbajti armë pa leje

 

Nafije Rrafshi e akuzuar për vrasjen e Sefer Berishës dhe për armëmbajtje pa leje, ishte deklaruar e pafajshme për vrasjen ndërsa kishte pranuar se kishte mbajtur armë pa leje.

Sipas Prokurorisë, përmes aktakuzës së ngritur në muajin janar 2019, kjo ngjarje ka ndodhur për arsye ende të panjohura për ata.

Aktakuza shpjegon se Nafije Rrafshi në fshatin Lladrovc të Malishevës, kishte vrarë tani të ndjerin Sefer Berishën 57 vjeçar.

Në aktakuzë thuhet se derisa Sefer Berisha ishte duke e vozitur automjetin e tij të udhëtarëve dhe ndalet në një breg në afërsi të një pylli, e pandehura Nafije shkon dhe i ulet në ulësen e pasme.

Pas një fjalosjeje dhe kacafytje e njëjta nga çanta e saj nxjerr revolen dhe e qëllon të ndjerin disa herë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes- thuhet në aktakuzë.

Aktakuzë ndaj një të dyshuare për vrasjen në Lladrovc të Malishevës

.