Katër të lënduar në aksident trafiku në Skenderaj

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur dje në Skenderaj.

Sipas policisë, në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura civile, ndërsa katër persona të cilët ndodheshin në këto vetura kanë pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e aksidentit, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.