Katër të arrestuar në Ministrinë e Bujqësisë - VIDEO

Aksioni i Policisë brenda Ministrisë së Bujqësisë ka përfunduar. Katër persona janë nxjerrë të prangosur nga Policia.

Të njëjtit janë shoqëruar për në stacionin e Policisë për procedura të mëtutjeshme.

Po ashtu hetuesit e Policisë janë parë duke dalë edhe me disa pako me dosje të sekuestruara.

KALLXO.com ka raportuar nga fillimi i aksionit në Ministrinë e Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Ky aksion siç merr vesh KALLXO.com ka qenë i shtrirë edhe në disa lokacione tjera.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi.