ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kapet në flagrancë deri sa tenton të hap kasafortën e xhamisë

Një personit një vjedhje të cilën ishte duke e kryer i mbeti në gjysmë.

I dyshuari u kap në flagrancë deri sa po tentonte me forcë të hapte kasafortën e xhamisë e cila gjendet në fshatin Vaganicë të Komunës së Mitrovicës .

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Pas arrestimit i dyshuari ishte dërguar në objektet e stacionit policor për intervistim, ndërsa për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari u dërgua në mbajtje.