ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Kapet 39 vjeçari i dënuar nga Gjykata e Pejës

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një 39 vjeçar të kërkuar nga Gjykata e Pejës.

39 vjeçari M. Z është arrestuar pasi ndaj tij ka pasur një vendim të plotfuqishëm të një dënimi prej 1 vjet e 6 muaj burg.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Pejës por ata nuk kanë dhënë detaje në lidhje se për çfarë ka qenë i kërkuar dhe është arrestuar 39 vjeçari.

Në anën tjetër KALLXO.com merr vesh se dënimi i 39 vjeçarit është bërë për veprën penale, vjedhje e rëndë.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në Junik, ndërsa urdhëresa ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Junik.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë”, thuhet në njoftimin e policisë.