Ilustrim

Kapen duke i shitur personave të tjerë heroinë, aktakuzë kundër dy të dyshuarve në Prizren

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë A. D., dhe V. D., janë hasur duke i shitur personave të tjerë substanca narkotike të llojit heroinë.

Prokuroria ka njoftuar se ndaj të dyshuarve ka zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Kurse pas zbatimit të Urdhrit për Kontroll në shtëpinë e të pandehurve të A. D., dhe V. D., arrijnë të gjejnë dhe sekuestrojnë substancë narkotike të llojit heroinë në peshë të përgjithshme prej 805.5 gram.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.