Kanosje me thika në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë kanosur me thika në mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm, ndërsa nuk raportohet për lëndime.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy thika.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.