Prokuroria Themelore në Pejë

Kanoset prokurorja në Pejë

Një prokurore nga Prokuroria e Pejës është kanosur gjatë ditës së djeshme nga një palë në procedurë.

KALLXO.com mëson se prokuroja është kanosur përmes telefonit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se prokurorja e kanosur e ka lajmëruar rastin të prokurori kujdestar dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria e Pejës do të paraqes kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit”, shtoi Nikçi.