Ilustrim

Kamenicë, nën kërcënimin e armës ia vjedhin veturën

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Novosellë të Kamenicës është vjedhur një veturë derisa pronari i saj ishte në të.

“Viktima mashkull ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.