Kamenicë, arrestohet një grua pasi kanosi një grua tjetër

Dy gra kanë pasur një mosmarrëveshje para disa ditësh në Kamenicë.

Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në polici.

Këta të fundit kanë raportuar se një grua është arrestuar pasi kishte kanosur një grua tjetër.

Sipas policisë gruaja e dyshuar dhe e arrestuar ishte recidiviste (kishte kryer këtë vepër edhe herë të tjera).

E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.