Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Istog: Vdes pasi bie në humnerë me veturë

Një person ka mbetur i vdekur e dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur dy natë më parë në Istog.

Policia ka njoftuar se shoferi deri sa ishte duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një humnerë.

Vdekjen e njërit nga tre personat që ishin në veturë e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa dy personat e tjerë të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.