Prapa grilave - Ilustrim

Istog- Rrahje me shati mes kushërinjve

Gjykata në Istog ka caktuar masën e paraburgimit ndaj disa të dyshuarve për kryerjen e veprave penale brenda marrëdhënies familjare.

Ky rast i dhunës në familje dyshohet të ketë ndodhur në Istog më datë 17.05.2020.

Gjykata njofton se 6 të dyshuarit pas një fjalosje i kanë goditur me shkop dhe shati të dëmtuarit e tjerë.

Me këto veprime ata dyshohen të kenë kryer veprën penale të lëndimit të rëndë trupor dhe të dhunës në familje.

Paraburgimi iu është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.