Foto-ilustrim

Istog, paraburgim për të arrestuarin që dyshohet se ia vuri flakën veturës së policit

Gjykata e Istogut ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që dyshohet se ia vuri flakën veturës së një zyrtari të Policisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar gjyqtari i çështjes, Gani Rugova.

Sipas Prokurorisë së Pejës, i arrestuari dyshohet se edhe vitin e kaluar ia ka vënë flakën veturës së një polici.

KALLXO.com mëson se rasti dyshohet se ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për një rast që ka zhvilluar polici ndaj vëllait të të dyshuarit.