Foto: Kallxo.com

Ish-zyrtari i komunës së Malishevës qan në gjykatë

Ismet Mazreku, ish- zyrtar komunal i Malishevës, u përlot në gjykatën e Gjakovës kur u thirr nga gjykatësi që të deklarohet rreth akuzës për manipulime me furnizim me kabllo elektrike në një fshat të kësaj komune.

Prokuroria në Gjakovë e ngarkon Mazrekun me akuzën se i shkaktoi buxhetit të komunës një dëm në vlerë mbi 8 mijë euro.

Mazreku akuzohet se ka pranuar kabllon me tension të ulët ndërsa kablloja ka qenë dashur të vendoset me tension të lartë, sipas shkresës së raportit.

Për kohën kur po akuzohet, ai ishte shef i Shërbimeve Publike në komunën e Malishevës, por sot ai deklaroi se nuk ndihet fajtor për këto akuza rreth një projekti infrastrukturor në fshatin Gajrak.

“Unë jam i pafajshëm deri në pikë të fundit, asnjë 50 cent as asgjë nuk kam marrë prej këtij rasti”, deklaroi Ismet Mazreku me lot në sy.

Ismet Mazreku tregoi se kabllon prej 410 metrave e kishin dërguar në fshatin Gajrak.

“Sipas kontratës së prokurimit, firma “Leoni” ka bërë këtë kontratë me komunën e Malishevës, për furnizim me kabëll elektrike dhe përgjegjësia ime në këtë rast ka qenë shiqimi i kabllos në vendin e ngjarjes”, deklaroi i akuzuari Ismet Mazreku.

Ai tha se kabllon e kishin lënë në fshatin Gajrak.

“Unë bashkë me përfaqësuesin e firmës “Leoni” e kemi lënë kabllon në fshat, por unë kam mendu që firma “Leoni” ka me e vendosë kabllon në shtylla”, tha ai.

Ai tha se nuk i kujtohet kur është bërë furnizimi me kabllo elektrike, pas lidhjes së kontratës.

“Ne nuk kemi përpiluar asgjë me shkrim sa i përket pranim-dorëzimit, sepse kam menduar se firma “Leoni” do t’i bëjë edhe punimet edhe pse kjo gjë nuk ka ekzistuar në kontratë. Por të njëjtën ditë unë e kam përpiluar raportin për pranimin e kabllos”, deklaroi Mazreku.

Ai tregoi se kabllon e shkarkuar në Gajrak nuk ia kishte dorëzuar askujt, por e kishte njoftuar drejtorin e tij e më pas edhe kryetarin e komunës, Ragip Begaj.

“Unë nuk jam interesuar më për këtë kabllo, kur më kanë thirrë në Prokurori jam njoftuar për rastin dhe jam befasuar”, deklaroi Ismet Mazreku.

Ai tha se nuk e kishte bërë as matjen e kabllos, por vetëm ishte bazuar në faturën e firmës së kontraktuar.

“Menaxhimin e kontratës e bënë menaxheri, ndërsa kur punët kryhen në tërësi e bën komisioni”, tha Mazreku.

Ai u pyet nga kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani, se a është në rregull që sot të bëhet kontrata, e menjëherë të nesërmen të bëhet furnizimi, apo ka qenë dashur të pritet për të drejtën e ankesës nga palët që nuk e kanë fituar tenderin.

“Unë e di që ata kanë të drejtë të bëjnë ankesë, por nuk e di afatin”, u përgjigj i akuzuari Ismet Mazreku.

Edhe pse i akuzuari Mazreku kishte qenë i mendimit se firma “Leoni” do t’i bëjë punimet, ai sot tregoi se banorët e fshatit kanë kundërshtuar kabllon dhe nuk i kanë lejuar punëtorët e KEDS-it të punojnë.

Gjykatësi Nikollë Komani, i ndihmuar nga anëtarët Mentor Bajraktari dhe Besarta Doli, caktuan 16 janarin për dhënien e fjalës përfundimtare.

Ish-shefi i shërbimeve publike në Malishevë, po akuzohet se hapi tender për një kabllo elektrike që nuk u vendos asnjëherë në fshatin Gajrak.

KEDS-i gjithashtu pretendon se ata e kanë vendosur kabllon në fshatin Gajrak të Malishevës dhe se ky investim nuk është i komunës.

Tenderi i komunës për kabllo kalon vlerën 8 mijë euro.

Gjykimi për keqpërdorim me kabllo elektrike, dëshmon eksperti  

Një seancë ishte shtyrë për shkak të mungesës së një dëshmitari.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Në seancat e kaluara kishin dëshmuar ish-drejtori u KEDS-it, Agnez Furra dhe dëshmitarë të tjerë.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Në këtë rast KEDS-i pretendon se ata e kanë vendosur kabllon në fshatin Gajrak të Malishevës, mirëpo në anën tjetër komuna thotë se ka blerë kabllo përmes procedurës së prokurimit dhe kanë vendosur kabllon në të njëjtin fshat.

Projekti kishte filluar me tela të zhveshur, por kur ka arritur në lagjen Begaj të Malishevës, banorët kanë protestuar dhe pastaj është vendosur me kabëll të veshur.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Një seancë tjetër e këtij gjykimi kishte dështuar të mbahej për shkak të mosprezencës së të akuzuarit.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Në këtë gjykim kishte dëshmuar edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Sipas aktakuzës, Ismet Mazreku në cilësinë e shefit të shërbimeve publike në komunën e Malishevës, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik.

Në aktakuzë thuhet se me rastin e inicimit të kërkesës për furnizim me kabllo elektrike të fshatit Gajrak të komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit nga N.T.Sh “Leoni” në vlerë prej 8.727.90 euro, me kabllo me gjatësi prej 410 metra, të cilën kabllo e kishte pranuar dhe e kishte përgatitur raportin e pranimit për furnizim me kabllo elektrike, por nuk vërtetohet që e njëjta është investuar në fshatin Gajrak të komunës së Malishevës.