
Ish zv/ministri Zefaj shpallet fajtor nga Gjykata Themelore për mos deklarim të pasurisë
Ish zëvendësministri Engelbert Zefaj është gjetur fajtorë nga Gjykata e Prishtinës për mos deklarim të pasurisë.
I njëjti është dënuar me gjobë 500 euro.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit ish zëvendës ministri Zefaj nuk ishte prezent në gjykatë.
I kontaktuar nga KALLXO.com Zefaj kishte thënë se për këtë aktakuzë është njoftuar prej mediave. “E mora vesh nga mediat”- kishte thënë shkurt ai.
Kurse në Facebook Zefaj kishte shkruar se e ka raportuar pasurinë, por me disa ditë vonesë.
“E vërteta: E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu! Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin mars, pikërisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria. Sqarim: Nё raportimin e pasurisë qё e kam bërë nuk ka asnjё rritje tё pasurisë, bile vetëm ёshtё zvogëluar. Kjo tregon se nuk kam pasur asnjё arsye me fsheh pasurinё”- kishte shkruar ai.
“Përfundim: Disi po tingëllon si ndonjë krim i kryer nga ana ime, nё fakt ёshtё fjala vetëm se jam vonu me raportu pasurinё time nё afatin e caktuar”- kishte thënë më tej Zefaj.
Zefaj ka qenë zëvendësministër në Qeverinë Hoti.
Sipas aktakuzës të vitit 2021 Engelbert Zefaj akuzohej së si zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka vepruar në akordancë me dispozitat ligjore.
I njëjti me dashje nuk ka deklaruar pasurinë për vitin 2020 brenda afatit kohor të paraparë me ligj.
Zefaj kishte obligim për deklarim të pasurisë si dhe ka qenë i njoftuar për të bërë deklarimin vjetor të pasurisë.
I njëjti deklarimin e pasurisë e kishte bërë me vonesë, afati i fundit për deklarimin e pasurisë është me 31 mars.
Me këtë veprim i njëjti nga prokuroria po akuzohet se ka kryer veprën penale mos deklarim apo deklarim i rrem i pasurisë.
Ish-zëvendësministri i Kulturës thotë se nga mediat e kuptoi ngritjen e aktakuzës ndaj tij