Prapa grilave - Ilustrim

Ish-polici i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës dënohet me burgim për tenderin 730 mijë eurosh

 

Jeton Menxhiqi, ish-polic i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, u dënua nga Gjykata me 1 vit e 6 muaj burgim.

Jeton Menxhiqi akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza thotë më 8 gusht 2017, në ndërtesën e Policisë së Kosovës, i akuzuari duke përfaqësuar Drejtorinë e Krimeve Ekonomike, në cilësinë e personit zyrtar si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante” për tenderin  në vlerë prej 730 mijë euro ka bërë ndërrimin e mostrave të prokurimit në favor të operatorit “Artious Group SHPK”.

Sipas prokurorisë, komisioni prej 3 anëtarëve kishte vlerësuar se asnjëri nga 8 operatorët ekonomikë që kishin aplikuar për tenderin në fjalë nuk i kishin plotësuar kushtet për fitimin e tenderit.

Aktakuza përshkruan se atëherë, i akuzuari Menxhiqi, në ora 12 e 42 min, deri sa ishte duke qëndruar në zyrë, merr çelësin në mënyrë të kundërligjshme dhe pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit në kohë të pauzës ka shkuar në Zyrën e Prokurimit dhe ka ndërruar mostrat duke i vendosur mostrat e sjella nga jashtë në paketën e operatorit ekonomik “Artious Group” me qëllim që ky operator të fitonte tenderin sipas ofertës së tyre që ishte 506 mijë e 212 euro e 20 cent. është akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza thotë më 8 gusht 2017, në ndërtesën e Policisë së Kosovës, i akuzuari duke përfaqësuar Drejtorinë e Krimeve Ekonomike, në cilësinë e personit zyrtar si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante” për tenderin  në vlerë prej 730 mijë euro ka bërë ndërrimin e mostrave të prokurimit në favor të operatorit “Artious Group SHPK”.

Sipas prokurorisë, komisioni prej 3 anëtarëve kishte vlerësuar se asnjëri nga 8 operatorët ekonomikë që kishin aplikuar për tenderin në fjalë nuk i kishin plotësuar kushtet për fitimin e tenderit.

Aktakuza përshkruan se atëherë, i akuzuari Menxhiqi, në ora 12 e 42 min, deri sa ishte duke qëndruar në zyrë, merr çelësin në mënyrë të kundërligjshme dhe pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit në kohë të pauzës ka shkuar në Zyrën e Prokurimit dhe ka ndërruar mostrat duke i vendosur mostrat e sjella nga jashtë në paketën e operatorit ekonomik “ Artious Group” me qëllim që ky operator të fitonte tenderin sipas ofertës së tyre që ishte 506 mijë e 212 euro e 20 cent.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë proces gjyqësor mund t`i lexoni duke klikuar në LINK 

 

(Shënim lajmi është edituar për shkak të një gabimi të lëshuar tek pozita e Jeton Menxhiqit)