Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Europiane - FOTO-KALLXO.com

Ish-ministrja për integrime evropiane përsëri në bankën e të akuzuarve

 

Sot pritet të dal para gjykatës ish-ministrja Dhurata Hoxha, e të tjerë, të cilët akuzohen se keqpërdorën detyrën zyrtare me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.

Në seancat e mëhershme, prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtarit Arben Hoti, me pretendimet se i njëjti dhe bashkëshorti i ish-ministres kanë lidhje shoqërore, pretendime këto të mohuara nga ish-ministrja Hoxha.

Shkrimin e KALLXO.com lidhur me pretendimet e prokurorisë e gjeni në këtë LINK.

Dhurata Hoxha bashkë me drejtorin e prokurimit, Fitim Mustafa, dhe tre ish-sekretarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani, po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishin keqpërdorur pozitën dhe detyrat e tyre me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.

Më 1 shtator 2021 ish ministrja dhe zyrtarët e tjerë u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Hetimet në këtë rast penal filluan pas hulumtimit të KALLXO.com lidhur me ‘Kontratat lobuese’.