Arkiv

Ish-Kryetari i Skenderajt paraqitet në gjykatë në rastin e 'Veteranëve'

S. L., ish-kryetar i komunës së Skenderajt, aktualisht kryetar i Degës ë PDK-së në këtë Komunë është paraqitur sot në gjykatën e Prishtinës, në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “Veteranët”.

Prezenca e S. L. në gjykatë erdhi pasi dje (23.12.2019) gjykata urdhëroi Policinë që të njëjtin ta sjellë me detyrim në seancë.

Për dallim nga mungesat e mëparshme të dëshmitarit S. L., kësaj radhe gjykata arriti ta sigurojë prezencën e të njëjti.

Në rastin e ‘Veteranëve’, i ftuar për të dëshmuar është edhe dëshmitari S. B., prezenca e të cilit ishte realizuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar juridik.

Dëshmitari S. B. kishe kërkuar që të sjellet në gjykatë përmes shoqërimit të Policisë.

Gjykatësja Nushe Kuka- Mekaj, edhe në këtë seancë qëndroi pranë aktvendimit të nxjerrë me 04.12.19 për ndalimin e publikimit të deklaratave të dëshmitarëve si dhe kufizimin e fotografimit, filmimit në pjesët ku jepen deklaratat e tyre, me qellim të mbarëvajtjes së procesit gjyqësor, deri sa të përfundoj procesi i të provuarit.

Në shtator 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej  88,769,217.04 euro.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

 

Apeli e vërteton aktakuzën për veteranët

.