Seanca ndaj të akuzuarit Demë Dashi FOTO: KALLXO.com

Ish-Drejtori i Pejës thotë se është i pafajshëm në akuzën për ndërtime pa leje

Demë Dashi, ish-Drejtor i Inspeksionit në Komunën e Pejës po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht se ka lejuar ndërtimin e disa objekteve pa leje.

Ai ka thënë se nuk ka qenë përgjegjës për zbatimin e vendimeve për rrënim, ndërsa kjo ka qenë punë e inspektorëve.

Dashi tha se të gjitha rastet e theksuara në ekspertize nga 1 deri 29, janë ndërmarre të gjitha veprimet procedurale, prej procesverbalit, vendimeve për rrënim, qe për këto ligji i obligon inspektoret, përfshire këtu jo vetëm vendimin për rrënim por edhe ekzekutimin e vendimeve për rrënim.

Dashi ju referua një vendimi të Kryetarit të Komunës, të miratuar në Asamble Komunale ku thuhet ndër tjera se sektori i inspektoratit të ndërtimeve përfshin mbikëqyrjen e rrënimeve të objekteve të ndërtuara pa leja, dhënien e propozimeve për marrjen e vendimeve si dhe konkluzionin për përmbarim të vendimeve.

“Në asnjë nga dispozitat ligjore nuk parashihet qe drejtori t’i zbatojë vendimet e inspektorëve.

Nënshkrimin e vendimit për rrënim nga inspektorët, unë e vulosi dhe nuk kam të drejtë ta kundërshtoj”, tha ai.

Lidhur me hetimin për këtë çështje penale, Demë Dashi deklaroi se nuk ka dhënë deklarate në polici asnjëherë, gjersa në prokurori i është marre deklarate e shkurtër, nga prokurorja Sahide Gashi dhe Shpresa Bakia, me pyetjen se pse nuk po rrënohen objektet qe po tejkalohen.

Demë Gashi akuzohet se si person zyrtar në pozitën Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Pejës, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj gjatë periudhës 7 maj 2014 deri 14 nëntor 2016, në atë mënyrë që ka lejuar ndërtimin e mbi katërmbëdhjetë objekteve shumë banesore në regjionin e Pejës, pa leje dhe me tejkalim të lejeve urbanistike.

Sipas aktakuzës ai ju ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm personave Hasan Idrizaj, Arben Qekaj, Artan Gjoci, Metë Ademaj, Agim Lokaj, Artan Gjoci, Sami Karaqica, Visar Kelmendi, Abedin Kurtulaj, Hekuran Selimaj, Kujtim Hadergjonaj, Rexhe Zeka, Sali Qelaj, me mbi 500.00 euro.

Seanca e radhës mbahet me 9 gusht 2018.

Ish-drejtori akuzohet për lejimin e ndërtimit të mbi 14 objekteve pa leje