Seanca gjyqesore ndaj Izet Hoti, drejtor i shkolles “Hamdi Berisha” në Malishevë, i akuzuar per mitmarrje

Ish-drejtori i gjimnazit të Malishevës kishte kërkuar pushim para mbajtjes së burgut

 

Sipas aktakuzës, dyshohet se Hoti në maj të këtij viti ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar, duke kërkuar 1.500 euro nga Gëzim Kastrati- menaxher i restaurantit “Bimi 2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës.

Ashtu që, oferta reale për karrige ka qenë 11 euro, ndërsa i akuzuari ka kërkuar nga menaxheri që ta ngritë këtë çmim në 13 euro, që diferencën prej 2 euro për person ta merr për vete.

https://kallxo.com/avokati-i-drejtorit-te-akuzuar-per-marrje-ryshfeti-ne-cd-ska-elemente-te-vepres-penale/

Izet Hoti, ish-drejtor i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, tashmë është e ditur që është i dënuar me tetë muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë nga Gjykata e Gjakovës dhe se një vendim i tillë është aprovuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Për momentin ky rast gjendet në Gjykatën Supreme, e cila ende nuk ka vendosur.

Blerim Thaçi, drejtori për arsim dhe edukim në komunën e Malishevës, tregoi se Izet Hoti, pak para rastit kishte kërkuar pushim.

“Ish-drejtori Izet Hoti, ka kërkuar pushim pa pagesë, por ne nuk e kemi aprovuar këtë kërkesë. I njëjti është shkarkuar nga puna pasi që ndaj tij ekziston një vendim i plotfuqishëm”, tha drejtori Thaçi për Kallxo.com

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Avokati i tij Emrush Kastrati, kishte thënë që rasti është në Gjykatën Supreme dhe se klienti i tij është shkuar vullnetarisht në burg.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar më burg e gjobë Izet Hotin, për keqpërdorim të pozitës së tij.

Për këtë rast ishin mbajtur disa seanca e disa kishin dështuar.

 

Dështon seanca ndaj drejtorit të Gjimnazit të Malishevës për marrje ryshfeti

Izet Hoti ishte deklaruar i pafajshëm.

 

Izet Hoti, drejtor i shkollës në Malishevë deklarohet për akuzat e Prokurorisë për marrje të ryshfetit

.