Gjykimi i ish-doganierëve për marrje ryshfeti

Ish-doganierët dënohen për marrje ryshfeti

Dy ish-zyrtarë të Doganës së Kosovës janë dënuar nga gjykata për marrje ryshfeti prej 450 eurosh.

Dje, Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim lidhur me dy ish-doganierët e akuzuar për marrje ryshfeti dhe tre të akuzuarit për dhënie ryshfeti në të njëjtin rast.

Alban Krasniqi, ish-zyrtar doganor u dënua  me 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në shumë prej 4 mijë euro.

Besnik Polloshka, gjithashtu në cilësinë e ish zyrtarit doganor për marrje ryshfeti  u dënua me 6 muaj burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë.

Të njejtëve i’u shqiptua edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 1 viti pas ekzekutimit të dënimit.

Liridon Borovci, i cili filimisht akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë gjykimit iu ricilësua vepra në dhënie ryshfeti.

Për veprën e fudnit ai u dënua me gjobë në shumë prej 4 mijë euro.

Të akuzuarit Habib Luta  për dhënie ryshfeti i’u shqiptua dënimi me gjobë në shumë prej 4 mijë euro.

Ndërsa Isak Luta i akuzuar për dhënje ryshfeti  u lirua nga akuza

Gjithasht, gjykata vendosi se nëse të akuzuarit nuk paguajnë dënimin me gjobë  brenda 15 ditëve pasi vendimi ta marrë formën e prerë, dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burgim ku 20 euro gjobë do të llogariten me 1 ditë burgim.

Të akuzuarit ndaj këtij dënimi kanë të drejtë apelimi në afat prej 15 ditësh pasi tu dorëzohet verdikti.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka në nëntor të vitit 2015 kërkojnë dhe marrin shumën prej 450 euro si ryshfet nga Isak Luta, i cili ishte dërguar nga Habib Luta.

Ky ryshfet, sipas Prokurorisë, ishte dhënë në mënyrë që malli të mos ekzaminohej sipas parametrave që i parasheh Dogana e Kosovës. Kjo pasi që Dogana e Kosovës kishte vërejtur gjatë ekzaminimit të mallit të Habib Lutës, i cili ishte sjellë për t’u zhdoganuar, se në kamion nuk kishte vetëm mall të vjetër, siç kishte deklaruar Habib Luta, por edhe mall të ri.

Ndërsa Liridon Borovci, pronar i firmës “Euro Joni Kosova”, kishte biseduar vazhdimisht me Besnik Polloshkën dhe Habib Lutën duke e bindur atë që t’i japë ryshfetin prej 450 euro zyrtarëve doganorë me qëllim që malli të zhdoganohet.

Në seancat e kaluara, të akuzuarit kishin dhënë mbrojtjen duke mos pranuar akuzat që i vihen në barrë.

Ish-doganierët dalin para gjyqit për marrje ryshfeti