Arkiv - Gjykimi ndaj Milaim Zekes dhe dy te tjereve per mashtrimin me viza - 08.04.2019

Ish-deputeti sot në gjyq për mashtrim me viza gjermane

Sot mbahet seanca ndaj ish deputetit Milaim Zekes, Ilir Krasniqit dhe Edmond Kerliut.

Gjykatësi i rastit Vesel Ismaili ka caktuar datat 9, 10 dhe 11 dhjetor për gjykimin ne rastin e mashtrimit me vizat gjermane.

Prokuroria akuzon ish deputetin Zeka dhe dy të bashkëakuzuarit e tjerë Ilir Krasniqin dhe Edmond Kerliun për veprat penale mashtrim, shmangie nga tatime dhe pastrim te parave.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale thotë se Mialim Zeka dhe Ilir Krasniqi  që nga viti 2016 deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me 2 qershor 2016 themelojnë biznesin si agjension punësimi, duke paraqitur fakte të rreme për punësimin e qytetarëve të Kosoves në Gjermani, duke mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të akuzuarit nga prokuroria ngarkohen se si në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe shmangie nga tatimi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Milaim Zeka, Edmond Kerliu dhe Ilir Krasniqi ngarkohen se lidhur me veprat penale të mashtrimit dhe shmangies nga tatimi kanë kryer edhe veprën penale pastrimi i parave.