Foto-ilustrim

Inspektorati Policor po kryen hetime në stacionin e Policisë prej ku kërceu një i dyshuar

Para disa orësh, një i dyshuar deri sa ishte duke u intervistuar në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë për një vepër penale që dyshohet se e kishte kryer ka kërcyer nga kati i dytë i stacionit.

I njëjti ka pësuar lëndime duke thyer këmbën por që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se i njëjti ishte recidivist i veprave penale dhe se kishte kërcënuar nënën e tij me thikë.

Në lidhje me këtë incident, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së, ka thënë për KALLXO.com se nga Policia janë njoftuar për incidentin dhe se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

“Çka mund të konfirmoj tash për tash është që hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia për këtë incident dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, respektivisht në stacionin policor”, ka thënë Beka për KALLXO.com.

Në anën tjetër, KALLXO.com është në pritje të një sqarimi nga ana e Policisë se si ka ndodhur rasti.

Skandal në Polici, i dyshuari kërcen nga kati i dytë i stacionit

www.kallxo.com