Ikballe Berisha- Huduti

Ikballe Huduti lirohet nga akuza për shtytje në terrorrizëm

Ikballe Huduti është liruar nga atkakuza për shtytje të kryerjes së veprave terrorriste nga Gjykata e Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

“Po, Ikballe Huduti është liruar pasi që nuk ka pasur prova për të vërtetuar veprën penale”, ka thënë Gashi për KALLXO.com

Prokuroria Speciale më 30 shtator 2020 ngriti aktakuzë kundër Ikballe Hudutit për shkak të veprës penale – shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

Huduti pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron të kryer nga ushtria amerikane, kishte shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” një status me përmbajtje e cila dyshohet se përmbante thirrje për hakmarrje.

“Populli irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, citohet një shkrim i saj i datës 04.01.2020.