I pandehuri pranon akuzën dhe pendohet

A.V i akuzuar për dhunë në familje, kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë, pranoi fajësinë dhe i njëjti deklaroi se ishte penduar për veprat e kryera.

“Kjo ka ndodhë për shkak se jam i varur nga substancat narkotike, nuk kam pasur të holla për sigurimin e tyre”, deklaroi ai.

Ndërsa, të dëmtuarit prindërit e tij, nuk kërkuan kompensim dëmi dhe të njëjtin deklaruan se të gjitha veprimet ia falin.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet në 22 shkurt.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i ka kërkuar nënës së tij shumën prej 30 eurove, ndërsa ajo kishte refuzuar t’ia japë dhe më pas i njëjti i kishte sulmuar fizikisht duke i shtyrë dy prindërit.

Aktakuza thotë se dy të dëmtuarit ishin rrëzuar me kishin pasur dhembje dhe shqetësim emocional.

A.V, iu kishte thënë prindërve të tij që do ta blejë një armë dhe me atë armë do t’i vras ata dhe më pas vetën, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, pas këtyre veprime në shenjë revolte i akuzuari e thyen derën e shtëpisë duke e bërë të papërdorshme, me pasoja të dëmit material të papërcaktuar.