I dyshuari Zhelko Bojiq ishte graduar në Policinë e Kosovës në vitin 2017

Rreth 100 zyrtarë policor të Policisë së Kosovës, njësitë elite të po kësaj policie u angazhuan gjatë ditës së djeshme në aksionin në veri të Kosovës.

Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

I gjithë operacioni u realizua në tri lokacione pas lëshimit të një urdhërese nga Gjykata Themelore, Departamenti Special, i cili ndërlidhet me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai tregoi se kanë qenë në kërkim të dy zyrtarëve policor, njëri nga ta edhe Zhelko Bojiq i njohur për afërsinë e tij me tani më të kërkuarin ndërkombëtarisht, Milan Radojiçiq.

Ky i fundit po kërkohet ndërkombëtarisht nga Policia dhe Prokuroria, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në lidhje me këtë çështje, KALLXO.com kërkoi nga ana e Policisë të dijë se si është graduar, Zhelko Bojiq.

Baki Kelani, nuk u përgjigj saktë në pyetjen e KALLXO.com nëse i njëjti është graduar me anë të një mandati të Qeverisë së Kosovës, saktë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Çdo zyrtar policor, apo për çdo individ që lëshohet urdhëresa nga organet e drejtësisë, Policia e Kosovës do të zbatoj ato pa marrë parasysh se kush është i përfshirë në këtë rast edhe Zhenko Bojiq. Ai është shef i operativës, toger nëse nuk gaboj është graduar në vitin 2017”, tha Kelani për KALLXO.com.

Ai tutje nuk komentoi nëse ka kaluar testet e verifikimit siç është e përcaktuar edhe për cdo zyrtar policor i cili pretendon të ngritet në gradë.

“Tek çështja e verifikimeve si procedurë e testimeve dhe gradimeve bëhet për çdo zyrtar, por të gjitha këto detaje mund të shohim. Është normale që procedurat rregulloret e brendshme të policisë që parashohin procesin e gradimit duke përfshirë edhe pjesën e verifikimit”, tha Kelani tutje.

Prokurori special, Sylë Hoxha tregoi dhe nëse do të kërkohet ndërkombëtarisht i dyshuari Bojiq.

“Ne, deri sot nuk kemi pasur informacione se i kërkuar Zhelko Bojiq nuk është në shtëpi. Prej atëherë që ne nuk kemi hasur gjatë urdhër kontrollit, policia ka ndërmarrë veprimet si dhe ne si prokurori do të i ndërmarrim të gjitha veprimet deri sa të kalojnë disa veprime të tjera. Por sigurisht do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Hoxha.

Në konferencën e djeshme të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, u tregua edhe për armët e gjetura në këto lokacione.

“Në cilësi të provave materiale në këtë operacion policor janë gjetur dhe konfiskuar, gjashtë armë të shkurta, prej tyre armë zyrtare, si dhe pajisje të ndryshme elektronike”, u tha në konferencë.

Gjithashtu prokurori Syla tregoi edhe se zyrtari policor R. B. është dërguar në mbajtje, ndërsa djali i Zhelko Bojiq V. Bojiq është liruar në procedurë të rregullt.

Veprat për të cilat kërkohet Zhelko Bojiq, i dyshuar në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

 

.