I dyshuari për vrasjen e policit i prangosur - FOTO

 

KALLXO.com ka siguruar fotografi Iran Badallit, i dyshuari për vrasjen e policit në pranga.

Ai para pak qestesh është dërguar në Gjykatën e Prizrenit ku do të mbahet seanca për paraburgimin e tij. Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh.

FOTO- Iran Badalli, i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqi
FOTO- Iran Badalli, i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqi

https://kallxo.com/lajm/e-kaluara-kriminale-e-iron-badallit-i-arrestuar-pas-vrasjes-se-policit-sami-thaqi/

 

Sami Thaqi, polic i njësisë speciale u vra nga një shpërthim teksa bashkë me kolegë po bastisnin shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Zhur.

Përveç humbjes së këtij polici, në atë incident u lënduan edhe dy policë të tjerë.

Deri më tani ende nuk është bërë e qartë se si ishte vendosur eksplozivi ndërsa i dyshuari, pronari i shtëpisë ishte arrestuar pas ngjarjes tragjike.

Dje në fshatin Shkarashnik të Malishevës iu dha lamtumira policit të vrarë Sami Thaqi.

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

.