I dënuari për vrasje mohon akuzat për kanosjen e prokurores Valbona Haxhosaj

 

Sali Lushaj, i akuzuar se kishte kanosur prokuroren e Pejës Valbona Dishaj- Haxhosaj, mohoi akuzën që i ngarkohej.

Prokuroria pretendon se kjo kanosje u bë në një seancë në Pejë, ku Sali Lushaj bashkë me djalin e tij Durim Lushaj akuzoheshin për vrasjen e dy vëllezërve Burim dhe Rexhep Ramaj në fshatin Shaptej të Deçanit.

Sot, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari Sali Lushaj u deklarua i pafajshëm.

“Nuk e pranoj, nuk është e vërtetë”, tha ai.

Sipas aktakuzës, në mars të vitit 2018 i akuzuari Sali Lushaj e kishte kanosur prokuroren e rastit me fjalët “Se ty të ka aplikuar Murat Xhemajli…”, “…ke me marr vesh veç mos dalsha prej këtuhi”.

Për këtë rast Gjykata e Pejës, e kishte dënuar Durim Lushaj me 25 vite burgim, ndërsa Sali Lushajn me 18 vite burgim, por pas ankesës së mbrojtjes ky rast është kthyer në rigjykim.

Kallxo.com kishte raportuar për rastin e vrasjes së dy vëllezërve.

Tensione në gjykimin për vrasjen e dy vëllezërve Ramaj në Shaptej të Deçanit

Vrasja e dy vëllezërve, dëshmitari: I pash të akuzuarit duke e vrarë Burimin

.