
Pllaka përkujtimore në Izbicë - Foto: REL/AFP
I arrestuari për masakrën në Izbicë është shqiptar
Një person është arrestuar në lidhje me dyshimet për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës, gjatë luftës më 1999 në Kosovë.
I arrestuari është M. A., i nacionalitetit shqiptar dhe shtetas i Republikës së Serbisë.
Ai dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në masakrën e Izbicës.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se së shpejti ai priret të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha gjatë Luftës së Kosovës. Ajo ishte kryer në vitin 1999.
Në nëntor të vitit 2020, Emisioni Drejtësia në Kosovë shfaqi hulumtimin për krimet e luftës.
Në këtë emision folën dëshmitarë okular që kishin parë me sy vrasjet në disa nga masakrat e Kosovës.
Milazim Thaçi kishte qenë një nga të mbijetuarit e masakrës së Izbicës dhe kishte folur në këtë emision se si kishte mbijetuar.
Ai kishte deklaruar se kishte parë me sytë e tij krimin në të cilin ishin vrarë 147 bashkëfshatarët e tij, mirëpo për to nuk ishte marrë në pyetje asnjëherë nga Prokuroria ose Policia.
Emisionin e plotë për masakrat në Kosovë mund ta ndiqni në këtë link.