I akuzuari për terrorizën nuk u soll nga Burgu i Dubravës në Gjykatë, dështon seanca

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për terrorizëm, Genc Selimi, Valon Shala, Ardian Mehmeti dhe Nuredin Sylejmani ka dështuar të mbahet.

Shkak për dështimin e seancës së sotme ishte mungesa e të akuzuarit Genc Selimi.

Sipas aktakuzës Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi dhe Nuredin Sylejmani akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë.

Në seancën e sotme u bë e ditur se autoritet e burgut nuk e kanë njoftuar fare gjykatën, lidhur me shkaqet e dështimit të sjelljes së të akuzuarit në seancën e sotme, ani pse e kanë pranuar urdhërin nga ana e kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Foniqi.

Prezent në seancën e sotme ishin edhe ekspertët për forenzikës Besim Shala dhe Besim Hasanaj.

I akuzuari Nuredin Sylejmani, lidhur me mosprezencën e të bashkakuzuarit Selimi u deklarua se “Genci është në burg me ne në Dubravë, që të gjithë i kemi pranuar ftesat dhe ne i kemi thënë koordinatorit të burgut, i kemi informuar përgjegjësit për të na sjellur sot në seancë, mirëpo Gentin nuk e kan sjellë me ne”.

Seanca e radhës u caktua me 1 prill prej orës 09:30.