Pallati i Drejtësisë - FOTO: Fatrion Ibrahimi / KALLXO.com

I akuzuari për pjesëmarrje në grupet terroriste nuk i përgjigjet Gjykatës

 

Seanca e rigjykimit ndaj Nexhat Ademit, i cili akuzohet për organizmin dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste ka dështuar të mbahet.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ademi akuzohet se më 17 janar 2014 ka udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e pastaj nga Stambolli ka udhëtuar për në qytetin Gazientep të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, e nga aty ka arritur të kalojë në territorin e Sirisë me dashje që t’i bashkohet dhe të bëhet pjesë e organizatës “Al-Nusra”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri pasi që ka qëndruar një javë në Siri është kthyer në Kosovë.

Arsye për mosmbajtjen e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit, për të cilin gjyqtari Vesel Ismajli tha se ftesa nuk është pranuar personalisht nga i njëjti.

Më tutje, Gjyqtari Vesel Ismajli deklaroi se ndaj të njëjtit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me shoqërim.

Kështu që në mungesë të kushteve ligjore seanca e radhës u caktua më datë 14.2.2020.

Gjykata Themelore në Prishtinë në mars të vitit të kaluar, Nexhat Ademin e kishte dënuar me 2 vite burgim me kusht, i njëjti dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afatin kohor prej 3 viteve nuk kryen vepër tjetër penale pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste.

Ndryshe, këtë çështje penale, Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka kthyer në rigjykim me arsyetimin se ky aktgjykim i gjykatës së shkallës së parë është nxjerrë me shkelje të dispozitave procedurale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Nexhat Ademin e akuzonte se më 17 janar 2014 ka udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e pastaj nga Stambolli ka udhëtuar për në qytetin Gazientep të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, e nga aty ka arritur të kalojë në territorin e Sirisë me dashje që t’i bashkohet dhe të bëhet pjesë e organizatës “Al-Nusra”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ademi pasi që ka qëndruar një javë në Siri është kthyer në Kosovë.

Prokuroria pretendon se Ademi më 4 mars 2016 ka provuar që përsëri të shkojë në Siri, duke shfrytëzuar rrugën Shkup-Stamboll, mirëpo i njëjti pasi mbërrin në Aeroportin e Stambollit, autoritetet turke e ndalojnë, e pastaj e dëbojnë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës.

Shpallet Aktgjykimi në Rastin e të Akuzuarit për Terrorizëm