I akuzuari për fajde kërkon seancë të mbyllur, refuzohet nga gjykatësi

Seanca ndaj Gani Gërxhaliut i akuzuar për fajde ka dështuar të bahet sot në Gjyaktën e Mitrovicës.

Gërxhaliu, po akuzohet se në maj të vitit 2013, i kishte dhënë 10 mijë euro Gadaf Ahmetit në emër të huas.

Sipas aktakuzzës i dëmtuari Gadaf Ahmeti, për çdo muaj është dashur që për 6 muaj të akuzuarit t’ia kthente nga 1 mije e 200 euro në emër të kamatës si dhe shtëpinë në fshatin Zhabar ta vënte në hipotekë.

Me të filluar seanca gjyqësore, i akuzuari Gërxhaliu kërkoi nga gjykata që mos të raportohet asgjë lidhur me këtë seancë gjyqësore.

“Unë jam njeri human dhe imazhi im po dëmtohet prej gjykatës suaj”, tha i akuzuari Gërxhaliu.

Ndërsa gjykatësi Rrahman Beqiri, i shpjegoi të akuzuarit se ky gjykim nuk ka të bëjë me moralin e familjes së tij dhe mori vendim me të cilin refuzoi kërkesën e të akuzuarit Gërxhaliu për mbylljen e seancës gjyqësore.

Kur gjykata e pyeti të akuzuarin se a dëshiron të deklarohet rreth aktakuzës, ai tha se “Unë dje e kam marrë thirrjen dhe nuk kam pasur kohë as ta kontaktojë avokatin tim sepse as që e kam ditur që bëhet fjalë për vitin 2013”.

Andaj gjykatësi Rrahman Beqiri, e shtyu seancën për datën 27 shtator me qëllim që i akuzuari Gërxhaliu të përfaqësohet nga avokati i tij.