(Arkiv) I akuzuari Zoran Vukotiq në Gjykatë - foto: KALLXO.com
I akuzuari për dhunim gjatë luftës është dënuar një herë për krime lufte
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Zoran Vukotiq për vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë.
Ndërsa sipas aktakuzës së ngritur Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore.
Sipas prokurorisë. Vukotiq ka kryer dhunim seksual si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar.
Me këto veprime Vukotiq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë, ka kryer vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile ”.
Vukotiqi ka qenë i akuzuar edhe në disa raste të tjera për krime gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilat janë gjykuar në atë kohë nga EULEX-it.
Sipas aktgjykimit të shpallur në maj të vitit 2018, ishte dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj serbin Zoran Vukotiq të akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999.
Ai ishte shpallur fajtor për pikën tre të aktakuzës e cila e ngarkonte Vukotiqin për tortura ndaj të burgosurve në burgun e Smerkonicës gjatë viti 1999. Në verdiktin e saj gjykata e ka shpallë të pafajshëm Vukotiqin për akuzat se ai ishte pjesë e krimeve të kryera në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Vukotiq akuzohej lidhur me veprat të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në fshatin Studime e Epërme dhe e Poshtme dhe trajtimet çnjerëzore dhe torturat e bëra ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës.
Kurse në një rast tjetër ku ka qenë i akuzuar për vrasjen e katër shqiptarëve në qytetin e Vushtrrisë ai ishte liruar nga akuza.
Gjykata shpall aktgjykimin për krime lufte ndaj Zoran Vukotiqit