Hysni Gucati - ZPS: Nuk e kemi merituar asnjë ditë në burg, presim lirimin tonë

Hysni Gucati ka deklaruar se qëndrimi i tyre në burg për rrjedhjen e dokumentete është një vendim i padrejtë.

Derisa ka folur për akuzat, Gucati u shpreh se dokumentet u sollën nga një person në zyret e OVL-UÇK-së.

“Ne si drejtues të OVL-UÇK-së nuk kemi bërë asnjë faj të vetëm dhe nuk e kemi shkelur ligjin. Janë të tjerët pa ndikimin tonë që në zyret tona i kanë sjellë dokumentet e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Ne kemi lajmëruar organet kompetente për atë që kishte ndodhur, por lidhur me ata njerëz askush nuk ka bërë asnjë hetim as sot e kësaj dite”- ka thënë Gucati.

Në Dhomat e Specializuara të Hagës po vazhdon seanca e Apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Të premten Gucati kërkoi që Gjykata  t’i lirojë ata nga burgimi.

“Ne nuk kemi asnjë faj për këto  rrjedhje. Duke u nisur nga kjo që thash kërkojë nga ky trup i gjykatës që të na lirojë nga të gjitha akuzat pasi nuk e kemi merituar asnjë ditë në burg. Ne presim vetëm lirmin tonë. Për fund, respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe popullin tim”- ka thënë ai.

Gucati ka konsideruar se me burgosjen e tij i janë shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore.

“Me burgosjen time Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë e mia njerëzore. Popullit tim me dekada i është imponuar lufta për liri dhe çlirim. Populli im, por as unë, nuk e kemi dashur e as nuk e kemi zgjedhur luftën sepse ne kemi qenë të bindur se të kërkosh luftë është çmenduri. Por t’i përgjigjesh asaj siç na është imponuar neve është urti e mençuri.Shteti i Kosovës asnjëherë ska qenë agresor dhe ne duhet ta kemi të drejtën të mbrohemi vetëveteten tonë kundër atyre që e kundërshtojnë të drejtën tonë”- ka thënë më tej Gucati.

Hysni Gucati ka folur edhe për familjen Jashari të cilët janë dëshmia më e mirë për krimet Serbe të kryera në Kosovë.

“Jam krenar për bashkëluftëtarët e mi që aktualisht  gjendemi në burgn e sigursë së lartë. Kemi qenë të bindur se me asnjë të drejtë evropiane apo ndërkomëbtare nuk mohohet lufta për lriri dhe jetë. Ne kemi qenë të shtrenguar të luftojmë  kunnër një shtetio që me program dhe projekt është angazhuar për shuarjen e popullit tim. Kemi luftuar kundër një shteti që shumë herë më parë dhe në luftën e fundit ka kryer krime dhe gjenocid”- u deklarua Gucati.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), janë arrestuar me 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga kjo kohë gjenden në paraburgim.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj 2022 u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Gucati e Haradinaj u gjetën fajtorë se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Sjellja e disa dokumenteve të Gjykatës Speciale në zyret e OVL-UÇK-së nga një person ende i panjohur e më pas bërja publike e tyre në konferenca mediatike, është arsyeja e gjykimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Haradinaj dhe Gucati akuzoheshin se gjatë shtatorit të vitit bën 2020 bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP, Gucati e Haradinaj mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Për këto akuza, Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm.

Të gjitha raportimet e KALLXO lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.