
Hudhet poshtë Aktakuza në rastin 'Toka 2'
Gjykata e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj 16 të akuzaurëve në rastin e njohur “Toka 2”.
Prokuroria Speciale akuzonte Arsim Hasanin, Agron Haxhosaj, Baki Abdullahun, Haki Hysenin, Valdet Shaqirin, Skender Poterën, Muharrem Kadriun, Xhevahir Begollin, Nadir Shantirn, Sali Bivolakun, Idriz Buzën, Samir Haxhimusaj, Shkëlqim Latifaj, Enver Çoçaj, Jeton Govori, Besnik Rexha, Jusuf Lataj për veprën penale shpërlarje e parave.
Gjykatësja Violeta Namani, jashtë seancës gjyqësore kishte marrë vendim me të cilin ka hudhur poshtë aktakuzën për shkak të mungesës së provave dhe pushoi procedurën penale ndaj të akuzuarëve të lartëcekur.
Me të njejtën vendim anuloi pjesërisht urdherësën e gjykatës me të cilën kishte ndaluar tjertërsimin e 10 paluejtshmërive dhe objekteve banesore dhe urdhëroi që pasi vendimi mbi hedhjen e aktakuzës të marrë formën e prerë, titullarëve të këtyre pronave t`u ktheheshin të drejtat ligjore.
Ndërsa familja Pantiq si e dëmtuar është udhëzuar që të drejtat e veta t’i realizojë në kontest të rregullt civil.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 24 tetor 2016 ka ngirtur aktakuzë me të cilën akuzon grupin për shpëlarje e parave në vazhdimësi të pronave të cilat me urdhër të gjykatës është ndaluar tjetërsimi i tyre.
Kujtojmë se aktakuza në këtë çështje penale është hudhur edhe më 25 shtator 2019 nga gjykatësi Beqir Kalludra.