Hudhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve

Aktakuza për keqpërdorim të detyrës ndaj Liburn Aliut dhe zyrtarëve të tjerë është hedhur poshtë nga Gjykata e Prishtinës.

Më këtë vendim Themelorja i ka aprovuar kërkesat e avokateve për hudhjen e aktakuzës pasi sipas vlerësimit të gjykatës nuk ka prova të mjaftueshme që do ta mbështetin dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale sipas aktakuzë.

Lajmin për hedhjen e aktakuzës e ka konfirmuar, zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.

“Janë aprovuar kërkesat e avokateve për hudhjen e aktakuzës me që rast është pushuar procedura penale ndaj të pandehurve”, ka thënë Gashi.

Librun Aliu aktualisht Minister akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës se e kishte keqpërdor detyrën  në kohën kur e drejtonte Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Bashkë më të akuzoheshin edhe zyrtaret Ardian Ollurit, Zejnulla Rexhepit, Nazife Krasniqit, Bahtie Ukës dhe Mimoza Berisha. Aktakuza ishte ngritur në korrik të vitit 2020.

Sipas prokurorisë Librun Aliu akuzohet se kishte nxjerrë dy vendime për të mos e zbatuar Planin Zhvillimor Urban, si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” kishte paraparë ndërtim individual për banim.

Ndërsa Olluri, Uka dhe Berisha – Prestreshi, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, nuk e kanë zbatuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e gjithashtu as vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas prokurorisë këto veprime ishin ndërmarrë më qëllim që t’u shkaktohet dëm të dëmtuarve, të cilëve u është refuzuar si e pa bazë kërkesa për lejimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale të banimit në kuadër të bllokut urban.

Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur pasi Drejtoria e Urbanizimit në kohën kur udhëhiqej nga Liburn Aliu nuk i ka respektuar rekomandimet e Ministrisë dhe kanë refuzuar kërkesën për lejimin e kushteve ndërtimore.

Për këto akuza, ministri Aliu dhe zyrtaret e tjera ishin deklaruar të pafajshëm.