foto: Ilustrim

Hetimet për fajde, i dyshuari kërcënon dëshmitarët

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prizren, njofton se më datë 22.10.2019 kishte arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale fajde dhe detyrim.

“Me datë 24.10.2019, 25.10.2019 dhe sot më datë 28.10.2019 gjatë intervistimit të të dëmtuarve-deshmitarëve të njëjtit kanë deklaruar se, i dyshuari me inicialet B.Sh. (vëllai i njërit nga të pandehurit), pas caktimit të paraburgimit nga Gjykata kompetente,  i dyshuari nga avokati i autorizuar i vëllait, kishte marr kërkesën për caktimin e paraburgimit, në të cilin dokument ishin të përmendur emrat e të dëmtuarve, që të pandehurit ju kanë dhënë para me fajde”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari i kishte detyruar dëshmitarët që të japin deklarata të rreme.

“Duke shfrytëzuar këtë dokument i dyshuari (B.Sh.) kishte arritur t’i takojë gjashtë nga të dëmtuarit-dëshmitarët e rastit, ku  duke përdorur kanosjen serioze i detyron për të dhënë deklarata të rreme ose për të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, ku informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale që është duke u zhvilluar ndaj të pandehurve”, thuhet tutje në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari B.Sh. është intervistuar, ndërsa pas intervistimit prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendimin mbi ndalim e tij.