Helmim masiv në Restorantin në Gjilan

21 persona janë helmuar nga konsumimi i ushqimit në një lokal në Gjilan.

Rasti ka ndodhur disa ditë më parë ndërsa policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pronarin e lokalit.

Policia ka sqaruar se helmimi i 21 personave ka ardhur si pasojë e konsumimit të ushqimit.

Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur në polici si prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.