Haradinaj ridorëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

Mbrojtja e Nasim Haradinajt ka riparaqitur kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme në Hagë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë.

Krerët e OVL-UÇK-së Gucati dhe Haradinaj më 18 maj 2022, u dënuan me nga 4 vjet e tre muaj burgim dhe 100 euro gjobë.

Ata u gjetën fajtor se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Lidhur me këtë Gjykata ka njoftuar se në pajtim me urdhrin e 8 majit të Panelit të Gjykatës Supreme, Haradinaj ridorëzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë (për të qenë në përputhje me numrin e lejuar të fjalëve të përcaktuar në nenin 56(3) të Udhëzuesit të Punës për Dosjet dhe Parashtrimet e Protokolluar).

Në kërkesë mes tjerash Hardinaj kërkon konstatimin e ekzistimit të shkeljeve të ligjit dhe kthimin e lëndës në një kolegj të formuar veçmas.

“Mbrojtja kërkon që Kolegji i Gjykatës Supreme: a) Të konstatojë ekzistencën e shkeljeve të ligjit në Apel dhe b) T’ia kthejë çështjen Kolegjit të Dhomës së Apelit të Gjykatës me përbërje të ndryshme për një vendim të ri për ankesën e ankuesit”- thuhet në kërkesë.

Dokumentin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni në këtë LINK.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u gjetën fajtor se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Sjellja e disa dokumenteve të Gjykatës Speciale në zyret e OVL-UÇK-së nga një person ende i panjohur e më pas bërja publike e tyre në konferenca mediatike, është arsyeja e gjykimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen se gjatë shtatorit të vitit 2020 bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë duke i quajtur ata ndër të tjera gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata po ashtu akuzohen se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së duke inkurajuar të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas akuzës Gucati e Haradinaj mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Special ua ka konfirmuar dënimin e shkallës së parë, por jua ka ulur dënimin nga tre muaj.

Me këtë rast ka ulur dënimin nga 4 vjet e gjysmë sa ishin dënuar secili, në 4 vjet e tre muaj.

Raportimet e tjera të KALLXO.com mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.